Lajme
Gjysma e agjencive të udhëtimit do të mbyllen, 4000 vende pune në rrezik
Këtë prognozë pesimiste e ka dhënë kryetari i Shoqatës Zvicerane të Udhëtimeve, Max E. Katz, në intervistën e tij për "NZZ am Sonntag"
Rreth gjysma e të gjitha agjencive të udhëtimit në Zvicër do të duhet të mbyllen nëse nuk do të ketë së shpejti ndonjë ndihmë thelbësore nga shteti.
Këtë prognozë pesimiste e ka dhënë kryetari i Shoqatës Zvicerane të Udhëtimeve, Max E. Katz, në intervistën e tij për “NZZ am Sonntag”.
Situata është dramatike. Agjentët e udhëtimit duhet të rimbursojnë praktikisht të gjitha udhëtimet e shitura për këtë vit, që nga tetori i vitit 2019, transmeton albinfo.ch. Pothuajse asnjë udhëtim i ri nuk është prenotuar. Për pasojë, 4000 vende pune janë në rrezik.
Tani, shoqata shpreson që Qeveria Federale, ashtu siç është vepruar në Gjermani dhe Austri, të marrë 100 përqind të kostove fikse të agjencive të udhëtimit.
Reduktimi do t’i godiste veçanërisht shumë gratë. “83 për qind e punonjësve të kësaj dege, janë gra”, ka thënë Katz.
Industria e udhëtimeve përbëhet nga gjithsej 1.300 agjensi udhëtimi. 88 përqind e tyre janë NVM (Ndërmarrje të Vogla e të Mesme) të menaxhuara nga pronarët, përcjell albinfo.ch.
“Këta pronarë dhe partnerët e tyre, të cilët shpesh punojnë në të njëjtën kompani, nuk kanë marrë ndonjë kompensim të të ardhurave që nga 1 qershori, kështu që ata nuk kanë të ardhura”.
Të Mërkurën, Këshilli Federal pritet të vendosë për ndihmë shtesë për industrinë e udhëtimeve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













