Kosova
“Ultimatumi” i Ramush Haradinajt: Unë President ose largohem nga qeveria
“Ultimatumi” i Ramush Haradinajt për LDK-në e Isa Mustafës: AAK-së i takon posti i presidentit ose nuk rri në Qeveri:
Së fundmi, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të kushtëzojë LDK-në me pozitën e presidentit në rast se këta nuk duan që të rrëzohet para kohe Qeveria.
Në një intervistë për REL-in, Haradinaj ka paralajmëruar LDK-në se do ta rrëzojë Avdullah Hotin nga posti i të parit të Qeverisë nëse nuk e bëjnë president.
Ai thotë se përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë presidentin dhe, siç thotë, të bëhet pjesë e vendimmarrjes, ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit, edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.
Sipas Haradinajt, LDK-ja nuk ka ambicie që ta marrë këtë post.
“LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para, edhe kryetarin e Qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK-ja në fakt nuk ka shprehur ambicie. Ish-kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të presë ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bjerë në procedura të caktuara”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se shpreson në mirëkuptim edhe nga PDK-ja.
“Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale