E-Diaspora
Promovohet libri “Një fillim i ri” i autores Valentina Rexhaj
Më 13.09.2020 në Neuenhof, (Kantoni Aargau) me fillim në orën 14.00 promovohet libri i dytë i autores Valentina Rexhaj me titullin „Një fillim i ri“!
Libri „Një fillim i ri“ është një libër tejet interesant, si rezultat i meditimeve e hulumtimeve të autores, të studiuara thellësisht dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha rrafshet shoqërore, njerëzore dhe tënatyrës.
Autorja Rexhaj që në hyrje të librit flet për raportet gjithëpërfshirëse jetësore e njerëzore, ajo shtjellon me shumë mjeshtëri horizontet e pozitivitetit dhe filozofisë si të mësohemi të punojmë me veten tonë, optimizmin dhe rrugën për të nisur hapat e parë drejt një ndryshimi të rrënjësishëm qysh nga brendia e shpirtit.
Duhet theksuar gjithashtu se libri „Një fillim i ri“ nuk është një libër i rëndomtë që mund të lexohet lehtë dhe në anën tjetër është gjithashtu libër zbavitës dhe se për ta nxjerrur dhe kuptuar mesazhin e utores lypset një angazhim, përqëndrim dhe reflektim.
Libri është ndarë dhe përshtatur profesionalisht edhe me nëntituj temash, e ku do të gjeni edhe thënie të cituara nga autorë të mëdhenjë si: Francis Scott Fitzgeralda, Paulo Coelho e shumë të tjerë.
Data: 13.09.2020 Koha: 14:00 – 17:00 Vendi: Zürcherstrasse 89, 5432 Neuenhof.
P.S. Më parë, ky aktivitet ishte planifikuar të mbahej më 6 shtator në Baden (AG) por për shkaqe teknike organizative, është dashur të ndërrohet koha dhe vendi i mbajtjes.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Shtator 2020
- Ora14:00
- LokacioniNeuenhof (AG)
- Data e përfundimit13 Shtator 2020 - 16:00
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











