Lajme
Zvicër: 405 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Që nga fillimi i pandemisë, mbi 4500 njerëzve u është dashur të trajtohen në spital për sëmundjen Covid 19.
Është bërë e ditur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) se sot në Zvicër janë raportuar 405 infeksione të konfirmuara me koronavirus brenda 24 orëve, transmeton albinfo.ch.
Sipas statisitkave, deri tani 43,532 raste të konfirmuara nga laboratori që nga fillimi i pandemisë, sipas BAG. Ndërkohë që numri i të vdekurve shënon rreth 1727 persona.
Që nga mesi i qershorit Zvicra ka pasur një rritje shqetësuese në rastet e reja të Covid-19. Këtu mund të qëndrojnë gjërat dhe më të fundit mbi masat që akoma ekzistojnë.
Deri më tani në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë kryer 1,070,910 teste për Sars-CoV-2, që është agjent shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19.
Kujtojmë se Zvicra ka një popullsi prej 8.5 milionë. Kantonet Ticino, Vaud, Gjeneva dhe Valais kanë qenë pjesët më të goditura në vend – ato ishin pikat e nxehta në fillim të pandemisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













