Lajme
Zvicër: 191 raste të reja me koronavirus dhe një i vdekur
Përkundër rënies së shënuar sot, mesatarja 7-ditore është 331 raste në ditë. Kjo është 13% më shumë se në javën e kaluar...
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 191 raste të reja që kishin rezultuar pozitive nga testeimet e bëra për koronavirusin. Ky numër është dukshëm më i ulët se ai i regjistruar gjatë javës së kaluar. Përveç kësaj, BAG raporton dy shtrime të reja në spital dhe një rast të ri vdekjeje nga Covid-19.
Dje, e diel, kishim 444 raste, ndërsa edhe ditëve të tjera numri i infeksioneve të reja sillej rreth shifrës 400, shkruan albinfo.ch.
Përkundër rënies së shënuar sot, mesatarja 7-ditore është 331 raste në ditë. Kjo është 13% më shumë se në javën e kaluar kështu që tendenca e përgjithshme po tregon ngritje.
Shkalla mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 2.9%, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se nga 100 teste të bëra, pak më pak se 3 sosh kanë rezultuar pozitive.
Mesatarja e testimeve të realizuara në 7 ditët e fundit ishte 12,238 në ditë, që përbën një rritje prej 21% krahasuar me javën e mëparshme.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













