Lajme
Zvicër: Hapet rruga për të drejtën e votës nga mosha 16-vjeçare
Bartësja e iniciativës, deputetja Sibel Arslan i ka kërkuar dhomës parlamentare të përdorte mundësinë për të “shkruar historinë zvicerane”. Rezultati i votimit u pranua me duartrokitje në sallë
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës me 98 vota pro, 85 kundër dhe dy abstenime, ka mbështetur iniciativën parlamentare të deputetes Sibel Arslan (Të Gjelbrit / BS) për të drejtën e votës të të rinjve nga mosha 16-vjeçare, shkruan srf.ch.
Përveç të Gjelbërve, Partisë Socialdemokrate dhe GLP-së edhe një numër anëtarësh të grupeve parlamentare të FDP dhe të partive të qendrës kanë votuar gjithashtu pro, transmeton albinfo.ch.
Bartësja e iniciativës, deputetja Sibel Arslan i ka kërkuar dhomës parlamentare të përdorte mundësinë për të “shkruar historinë zvicerane”. Rezultati i votimit u pranua me duartrokitje në sallë.
Arslan, e cila është deputetja e parë me prejardhje kurde nga Turqia në këtë parlament, duke argumentuar nismën e saj, veç tjerash ka paralajmëruar se numri i votuesve të moshës mbi 50 vjeçare po rritet. Për më tepër të rinjtë 16 dhe 17 vjeçarë janë shumë të interesuar për politikë dhe kanë arsimimin politik të nevojshëm për të votuar.
Nisma e politikanes së gjelbër u mbështet gjithashtu nga një pakicë e fuqishme në Komisionin Politik Shtetëror (SPK). Por megjithatë, komisioni, me presidentin e tij Andreas Glarner (SVP) ka votuar kundër saj.
Shumica në SPK mendojnë se nuk do të kishte kuptim që disave prej votuesve (atyre 16 deri 18 vjeçarë) tu jepet vetëm e drejta aktive e votës, përcjell albinfo.ch. Në një rast të tillë, në moshën 16 vjeçare mund të votoni për iniciativa dhe referendume, por nuk mundeni t’i nënshkruani ato, (duke mos qenë ende në moshën madhore) ka thënë Andri Silberschmidt (FDP), anëtari më i ri i Dhomës Nacionale.
Sipas shumicës së SPK, kushdo që është në moshë madhore dhe mund të zgjidhet, duhet të lejohet të votojë.
Ideja po diskutohet në shumë kantone
Më tutje, SPK i Dhomës së Kantoneve do të vendosë për nismën. Nëse ky komision thotë jo, atëherë senati duhet të marrë vendimin përpara se të hartohet projektligji përkatës.
Aktualisht, të rinjtë e moshës 16 vjeç e lart lejohen të votojnë vetëm në kantonin e Glarusit. Por, të drejtën që të zgjidhen (të kandidojnë) edhe ata kanë vetëm nga mosha 18 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Në Neuchâtel, mosha 16 vjeçare e votimit është refuzuar qartë në shkurtin e kaluar. Diskutimet mbi këtë temë vazhdojnë edhe në kantone të tjera, si Berna, Lucerni, Cyrih dhe Zugu.
E-Diaspora
-
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që shënuan arritje në fushëveprimin e tyre, redaksia jonë ka dalluar... -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Jeta në Zvicër
-
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që shënuan arritje në fushëveprimin e tyre, redaksia jonë ka dalluar... -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj -
I bie mbi kokë paleta me tjegulla: Vdes në kantier nxënësi 15 vjeçar











