Lajme
Zvicër: 528 raste të reja dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit
Kjo shifër rrit mesataren 7-ditore në 369 raste në ditë, që është 20 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 528 raste të reja që kanë rezultuar pozitive pas testit për koronavirusin.
Kjo shifër rrit mesataren 7-ditore në 369 raste në ditë, që është 20 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Trendi aktual po tregon rritje të një niveli të lartë, transmeton albinfo.ch.
Një numër kaq i madh i infeksioneve nuk është raportuar që nga fillimi i prillit.
Shkalla e testeve që kanë rezultuar pozitivisht në një mesatare 7 ditore aktualisht është 3.2 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 3 teste ishin pozitive.
Vëllimi mesatar i numrit të testeve të shtatë ditëve të fundit ishte 12,909 teste në ditë, një rritje prej 15 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG ka raportuar gjithashtu edhe 3 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Shtrimet në spital janë nga 6 persona në ditë, gjatë këtyre shtatë ditëve të fundit, përcjell albinfo.ch. Kjo është 21 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












