Lajme
Dy të rinj shqiptarë kapen në flagrancë duke vjedhur
"Policia vuri re dy meshkuj që po përgatiteshin të dilnin nga shtëpia me çanta shpine". Të arrestuarit janë të rinj 16 dhe 19 vjeç nga Shqipëria
Dy të rinj në mbrëmjen e të premtes kishin hyrë në një dyqan në qytetin e vjetër të Bazelit për të vjedhur. Por ata nuk arritën të shkonin larg me prenë e tyre, shkruan 20minuten.ch
Kalimtarët kanë parë se dy persona po hynin në një dyqan në Spalenberg të Bazelit të premten, në orën 22:30. Policia e alarmuar ka rrethuar shpejt ndërtesën, thotë zëdhënësi i Policisë Kantonale, Peter Gill.
“Policia vuri re dy meshkuj që po përgatiteshin të dilnin nga shtëpia me çanta shpine”, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre u arrestua menjëherë. Bashkëpunëtori i tij fillimisht iku në çati, por më vonë edhe ai u kap nga policia.
Sipas policisë së kantonit, të arrestuarit janë të rinj 16 dhe 19 vjeç nga Shqipëria. “Ata mbanin me vete mjete vjedhjeje dhe disa çanta shpine me sende të ndryshme të vjedhura”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














