Lajme
Zvicër: 530 infeksione të reja dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit
Shifra 530 e shënuar sot, përbën rastin e tretë të ngritjes së numrit të infeksioneve më lart se 500, me çfarë arrihet niveli i fillimit të prillit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 530 raste të reja infeksioni këtë pasdite. Fjala është për testime që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në ditët e fundit, shkruan srf.ch.
Po kështu sot është raportuar për 7 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.
Shifra 530 e shënuar sot, përbën rastin e tretë të ngritjes së numrit të infeksioneve më lart se 500, transmeton albinfo.ch. Me këto shifra, arrihet niveli i fillimit të prillit.
Ky numër rastesh e rrit mesataren 7 ditore në 412 ,që është 12 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shkalla mesatare 7 ditore e rasteve pozitive në raport me numrin e testimeve aktualisht është 3.7 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 4 teste ishin pozitive.
Numri i testeve të kryera në 7 ditët e kaluara ishte 12,973 teste në ditë, duke shënuar rritje për 1% krahasuar me javën e mëparshme.
Pranimet në spital janë me një mesatare 7-ditore për nëntë persona, përcjell albinfo.ch. Kjo është për 11% më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














