Lajme
Turizmin e Shqipërisë e ‘shpëtuan’ shqiptarët e Kosovës
Kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë Covid-19 ka shkaktuar një situatë dramatike për turizmin, pasi sipas Instat gjatë gushtit, që përkon edhe me kulmin e sezonit hyrjet e shtetasve të huaj kanë pësuar një tkurrje të fortë, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 980 mijë më pak të huaj kanë hyrë në vend muajin e kaluar sipas Institutit të Statistikave, duke pësuar një rënie prej 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga totali prej 575.5 mijë vizitorëve të huaj, pjesa më e madhe rreth 356 mijë janë shtetas nga Kosova, duke konfirmuar edhe atë që operatorët turistikë kanë deklaruar që krye të herës, që turizmi patriotik do të shpëtonte sezonin këtë vit.
Rënie të fortë si pasojë e masave kufizuese kanë shënuar edhe vizitorët e huaj nga vendet europiane, si Spanja, Italia dhe Polonia. Polakët që për vite janë konsideruar një ndër shtyllat kryesore të turizmit të huaj, këtë vit kanë parë një tkurrje me rreth 18.6 mijë shtetas, ose 63.3% më pak se një vit më parë.
Por, pandemia ka frenuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Të dhënat tregojnë se vetëm 310 mijë shqiptarë kanë dalë jashtë kufijve gjatë gushtit, në rënie me 57.2% krahasuar me vitin e kaluar.
Për 8-mujorin e këtij viti bilanci i turizmit hyrës në Shqipëri rezultoi negativ me 3.1 milionë vizitorë të huaj më pak, teksa paralelisht edhe daljet e shqiptarëve jashtë për këtë periudhë ranë ndjeshëm me 1.9 milionë, ose sa rreth gjysma e daljeve të regjistruara një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













