Lajme
Qeveria austriake paditet rreth menaxhimit të koronavirusit në një qendër skijimi
Një organizatë private austriake për të drejta të konsumatorit ka dorëzuar të mërkurën katër padi civile kundër Qeverisë së Austrisë, të lidhura me shpërthimin e koronavirusit në disa zona të skijimit në rajonin Tyrol, më herët gjatë këtij viti.
Asociacioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka thënë se megjithatë një padi në emër të një grupi personash do ta ketë mbajtje për një periudhë të pacaktuar, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch
Zona turistike Ischgl, është përmendur në padinë e përbashkët të pushuesve nga 45 shtete të ndryshme të botës, pasi besohet se ata më pas kanë dërguar virusin në vendet e tyre.
Autoritetet kanë thënë se kanë vepruar sipas informacioneve që kanë pasur atëbotë.
Rasti i parë në fshatin e skijimit është raportuar më 7 mars, mirëpo Agjencia për Shëndetin Publik në Austri ka thënë se beson që rastet e para atje mund të kenë qenë nga 5 shkurti.
Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve, ka thënë se katër raste civile do të dorëzohen në emër të individëve dhe të gjitha janë të lidhura me këtë fshat turistik.
Pushuesit janë duke kërkuar dëmshpërblim në vlerë të 100,000 eurove.
Ky Asociacion i ka përshkruar paditë civile si raste të testimit, pasi ka thënë që më shumë se 6,000 persona nga shumë shtete të botës janë paraqitur për të nisur padi të ngjashme vitin tjetër.
Shumica prej pushuesve janë nga Gjermania, mirëpo në këtë grup përfshihen edhe banorë të Austrisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Ky Asociacion i ka shkruar edhe kancelarit austriak, Sebastian Kurz duke i bërë thirrje që të pajtohet për marrëveshje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















