Shqipëria
2.6 milionë më pak turistë në Shqipëri, në tre muajt e verës
Thuhet se sezoni turistik është mbyllur me një bilanc negativ të krahasueshëm me atë përpara viteve 2000, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 3 muajt që kanë prurjen më të lartë të fluksit të turistëve në Shqipëri, qershor, korrik dhe gusht, numërohen afërisht 2 milionë e 600 mijë më pak turistë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu, numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin Shqipërinë në 8 muaj të këtij viti është ulur me 63%, ndërsa vetëm për gushtin turizmit vendas i mungojnë afro 1 milion turistë.
Në këtë periudhë të pandemisë turizmi vendas është mbajtur në këmbë vetëm nga qytetarët brenda Shqipërisë, si dhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Pavarësisht kësaj, të dhënat e INSTAT tregojnë një tablo të errët edhe për hyrjet nga këto shtete. Nga Kosova kanë hyrë 54% më pak turistë, nga Maqedonia e Veriut 40% më pak dhe nga Greqia 76% më pak se një vit më parë.
Shumica e vizitorëve kanë zgjedhur të hyjnë në vendin tonë përmes pikave kufitare tokësore, ndërsa ardhjet nga deti dhe ajri janë ulur respektivisht me 75 dhe 60%. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe














