Lajme
Vritet misionarja zvicerane e mbajtur peng nga terroristët në Mali
Ajo duket se është vrarë një muaj më parë nga rrëmbyesit e organizatës terroriste islamike Jama'at Nasr al-Islam wal Muslim (JNIM)
Një grua zvicerane e rrëmbyer në Mali, Afrikë katër vjet më parë, është vrarë nga rrëmbyesit e saj. Këtë njoftim e ka dhënë Ministria e Jashtme e Zvicrës (EDA) sonte në mbrëmje.
Anëtarët e një dege të al-Kaidës konsiderohen përgjegjës për krimin, shkruan sda.ch.
Autoritetet franceze kanë informuar autoritetet zvicerane të premten pasdite se gruaja zvicerane e mbajtur peng në Mali, ishte e vdekur, thuhet në deklaratë, transmeton albinfo.ch.
Ajo duket se është vrarë një muaj më parë nga rrëmbyesit e organizatës terroriste islamike Jama’at Nasr al-Islam wal Muslim (JNIM).
Viktima është një misionare nga Bazeli, e cila ishte rrëmbyer katër vjet më parë (2016). Zëdhënësi i EDA Valentin Clivaz e konfirmoi rastin për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA. Rrethanat e sakta të vrasjes së saj janë ende të paqarta, sipas EDA.
Zvicerania, e cila kishte punuar si misionare në Timbuktu për vite me radhë, qe rrëmbyer për herë të dytë në fillim të 2016-s. Ajo ishte rrëmbyer nga islamistët për herë të parë në prill të vitit 2012.
Pengjet e tjerë janë liruar
Para lajmit për vdekjen e saj, u bë i njohur lirimi i disa pengjeve tjerë, gjithashtu të rrëmbyer katër vjet më parë. Një punonjëse 75-vjeçare franceze e zhvillimit u kthye në vendin e saj të Premten me një makinë të veçantë. Në aeroport ajo u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Pallati Elysée nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me rrethanat e lirimit.
Politikania e shquar e opozitës maliane Soumaila Cisse dhe dy italianë të rrëmbyer gjithashtu janë lënë të lirë, transmeton albinfo.ch. Të dy italianët kanë arritur në Romë të premten, po ashtu me aeroplan.
Cassis: “Shqetësim i madh”
Ministri i Jashtëm Cassis ka reaguar “me shumë shqetësim” ndaj lajmit të vdekjes së misionares. “Unë e dënoj këtë akt mizor dhe u shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta të afërmve”.
Zvicra po bën gjithçka që mundet për të mësuar më shumë rreth rrethanave të vrasjes dhe vendndodhjes së kufomës. Për këtë qëllim, EDA do të kontaktojë gjithashtu qeverinë e përkohshme në Mali.
Në komunikimin e saj, EDA më tej tregon se anëtarët e Këshillit Federal kanë mbështetur personalisht dhe vazhdimisht lirimin e gruas tek autoritetet kompetente, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane gjithashtu kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës gjatë katër viteve të fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













