Kosova
44% më shumë vizitorë në shtator: “Faleminderit, Kosovë, na shpëtuat turizmin”
Muaji shtatori ka sjellë pak frymëmarrje për turizmin në Shqipëri, pas situatës së vështirë që ai po kalonte që nga marsi, kur për gati tre muaj lëvizja ishte pothuajse e bllokuar dhe pas një vere të vakët, ku ata që i mbajtën hotelet në këmbë ishin shtetasit nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat e INSTAT treguan se në shtator 2020 hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 377.033. Krahasuar me shtator 2019, ky numër ka rënë me 36,2%. Ndonëse në rënie, tkurrja ishte më e ulët se në periudhat e mëparshme, ku në gusht hyrjet e të huajve ranë me 63% dhe në korrik me -67.1%.
Kosova është në fakt shpëtimtari i turizmit këtë verë. Vetëm në shtator erdhën 239 mijë turistë nga Kosova, që përbënin 64% të totalit të të huajve që hynë në vend këtë shtator. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në shtator ishin 44% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke mbajtur të zëna hotelet në gjithë vendin dhe duke kompensuar rënien e turistëve nga Maqedonia (-50% në shtator), Greqia (-87%), Italia (-69%), Mali i Zi (-46%) etj.
Ish-deputeti demokrat, Florion Mema, është shprehur se sipas statistikave ‘Kosova shpëtoi turizmin shqiptar, në shtator erdhën 44 për qind më shumë vizitorë’.
Ai ka falënderuar kosovarët, dhe thotë se Edi Rama ua vendosi traun për pagesën e taksës së Rrugës së Kombit.
“Thjesht:”Faleminderit Kosove! Ta mbyllen deren, te vunë traun me pagesë, të përqeshen, të hodhen në gjyq, por ti erdhe, erdhe në vendin amë, aty ku ke rrënjët, aty ku i thonë bukës bukë, nanes nane e vellait vella. Erdhe, u shplodhe por edhe harxhove, bleve “shqip” mallra e sherbime duke ndihur ekonomine e vendit ame. Erdhe nga rruga me e bukur ne bote, Rruga e Kombit, veper e atyre burrave vizionare, qe, per bashkimin, levizen malet”, është shprehur Mema. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike













