Lajme
Në Zvicër janë realizuar mbi 2.1 milionë testime
Nga numri total i testimeve, 211,913 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus
Rreth 2.1 milionë testime janë kryer në Zvicër që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 2,157,721 testime, transmeton albinfo.ch.
Situata pandemike në Zvicër ka shënuar rritje të infektimeve në muajin tetor dhe fillim të këtj muaji, por pavarësisht kësaj, shteti zviceran nuk ka izoluar vendin, përveç disa masave të ndërmarura ndaj pandemisë Covid-19, në disa kantone.
Nga numri total i testimeve, 211,913 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
Gjatë 7 ditëve deri më 6 nëntor 2020, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG) raportoi 370 vdekje midis rasteve të konfirmuara laboratorike Covid-19, duke e çuar numrin e vdekjeve që nga vera në 676.
Aktualisht ka 3,503 pacientë Covid-19 në spitalet në gjithë Zvicrën, sipas shifrave të BAG të botuara nga RTS.
Vdekjet totale në Zvicër që nga fillimi i pandemisë kanë arritur në 2,666, nga të cilat 2,407 janë konfirmuar në laborator.
Më 6 nëntor 2020 niveli i infeksionit 14-ditor të Zvicrës ishte 1,192 për 100,000, përcjell tutje albinfo.ch.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues












