Lajme
Britania dhe BE do të vazhdojnë bisedimet për Brexit-in
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.
Është bërë e ditur se Britania dhe Bashkimi Evropian do të rinisin bisedimet më 6 dhjetor në Bruksel, me qëllim që të tejkalojnë një ngërç para se të përfundojë periudha e tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefja e BE-së, Ursula von der Leyen janë pajtuar që të zhvillojnë bisedime, duke thënë se negociatorët do të bëjnë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen.
Ekipet e negociatorëve të BE-së dhe Britanisë nuk arritën pajtim më 4 dhjetor.
Të dyja palët vazhdojnë të kenë “dallime të theksuara” në disa çështje kyçe, që kanë zvarritur procesin, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Johnson dhe von der Leyen.
“Teksa pranojmë seriozitetin e këtyre dallimeve, ne ramë dakord që ekipet tona negociatore duhet të bëjnë edhe një përpjekje”, shtuan ata.
“Prandaj, ne do të instruktojmë shefat e ekipeve tona negociatore që të takohen në Bruksel. Ne sërish do të bisedojmë të hënën në mbrëmje”, thuhet në deklaratë.
Britania është larguar nga BE-ja më 31 janar, por shteti ka vazhduar që të tregtojë me bllokun në kushtet e njëjta si më parë.
Dështimi për të arritur një marrëveshje deri më 31 dhjetor mund të rezultojë në një divorc “pa marrëveshje” e cila mund të krijonte kaos në kufijtë e Britanisë dhe në sektorin e tregtisë, për shkak të tarifave dhe masave të tjera.
E-Diaspora
-
Amerikë
Shqiptaro-amerikani Gino Mulliqi zyrtarisht merr një tjetër mandat në Teksas Nga lufta në Kosovë te shërbimi publik në SHBA, Mulliqi e cilëson rrugëtimin e tij si... -
Hamburg
Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues












