Shqipëria
Shqipëri: Protesta e pestë për Klodianin
Është bërë e ditur se për të pestën ditë me radhë qytetarët në Tiranë protestuan për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Protesta nisi në mënyrë paqësore në sheshin “Skënderbej” me thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, derisa ata u shpërndanë pas rikthimit në shesh me anë të gazit lotsjellës. Policia u kërkoi disa herë protestuesve që të shpërndahen, pasi tubimet mbi 10 persona janë të paligjshme për shkak të pandemisë, por marshimi i tyre vazhdoi.
Pas mbërritje në Kryeministri, ata iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku u përballën me policinë. Pasi disa të rinj qëlluan me gurë drejt policisë, efektivët i shpërndanë ata me ujë dhe gaz lotsjellës.
Disa persona që nuk u bindën u shoqëruan në polici. Ndërkohë duket se protestuesit e fundit kanë mbetur në sheshin ”Zogu i Zi”, ku dhe pritet të largohen menjëherë për të shënuar fundin e organizimit të mbrëmshëm, si dita e pestë e revoltës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













