Lajme
Përkundër pandemisë, Kosova rrit eksportin për 21%
Vitin e kaluar deri në nëntor ka pasur 324 milionë euro eksporte, sivjet eksporti i produkteve kosovare drejt vendeve të ndryshme ka arritur në rreth 400 milionë euro, ose rreth 21% më shumë produkte të eksportuara apo 70 milionë euro më shumë vlerë
Përkundër efekteve negative që ka pasur pandemia në ekonominë vendore, eksportet e produkteve të prodhuesve kosovarë kanë shënuar rritje.
Shifrat e mallrave të eksportuara nga Kosova këtë vit janë ngritur. Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, eksportet janë rritur për një vlerë prej rreth 21 për qind.
“Derisa vitin e kaluar deri në muajin nëntor kemi pasur 324 milionë euro eksporte, sivjet eksporti i produkteve kosovare drejt vendeve të ndryshme ka arritur në rreth 400 milionë euro. Nëse kjo pasqyrohet në përqindje i bie që kemi rreth 21% më shumë produkte të eksportuara apo 70 milionë euro më shumë vlerë…Importi i produkteve të huaja gjatë këtij viti si pasojë e rënies së konsumit ka rënë. Në vitin e kaluar deri në këtë periudhë kemi pasur rreth 4 miliardë importe, derisa sivjet kemi rreth 3.8 miliardë. Pra kemi ulje të importeve për rreth 200 milionë euro”, tha Stavileci për RTV Dukagjinin, përcjell Albinfo.ch.
Hulumtuese nga Instituti Riinvest, Visar Hoti thotë se në rritjen e eksportit mund të kenë ndikuar disa faktorë.
“Mund të them se ndoshta Kosova ka arritur të plotësojë ndonjë boshllëk në tregun evropian, që nuk kanë mundur ta plotësojnë blloqet e tjera, me të cilat bënë tregti Evropa, ose ndodha ne kemi qenë më kompetitiv me prodhuesit e tjerë gjatë kësaj periudhe”.
Statistikat tregojnë se Kosova blen dhjetëfish më shumë mallra se sa që shet në shtetet e tjera.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













