Lajme
Ministri i Jashtëm italian: Të sigurohen vaksina për Ballkanin
Italia nuk është tërhequr në këtë situatë të vështirë dhe ka dhënë, falë mundësive kombëtare ushtarake në fushën e mjekësisë, kontributin e saj në mbështetje të autoriteteve kosovare në luftën kundër Covid-19, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
”Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Europian përshpejtimin e blerjes së vaksinave në favor të qytetarëve italianë, tani e konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë përsipër një iniciativë kushtuar posaçërisht blerjes së drejtpërdrejtë dhe sa më shpejt të jetë e mundur të dozave të vaksinave për Ballkanin Perëndimor, i vënë në provë të vështirë nga kjo pandemi”, theksoi Di Maio gjatë fjalës përshëndetëse drejtuar kontigjentit italian në Kosovë.
“Siç e shpjegoi edhe komisionerit Varhelyi, një iniciativë e tillë do të lejonte, e para, një mbulim adekuat dhe në kohë të vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Europës e veçanërisht të Italisë, në dritën e kontakteve intensive midis komuniteteve dhe vendeve tona”, shtoi ai.
”Dhe e dyta do t’u jepte partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën e tyre europiane”, shtoi Di Maio.
”E treta, për të parandaluar që një boshllëk i iniciativës europiane të plotësohej nga aktorë të tjerë konkurrues”, përfundoi ai/ANSA.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












