Lajme
Zvicër: Nga 1 janari udhëtarët kompensohen për vonesat e trenave
Sipas rregullave, udhëtarët do të kenë të drejtën e kompensimit për vonesat mbi një orë
Nga sot, udhëtarët nga Zvicra do të kenë të drejtën e kompensimit për vonesat në transportin publik në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Një grup i ri i të drejtave të pasagjerëve ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021.
Sipas rregullave, udhëtarët do të kenë të drejtën e kompensimit për vonesat mbi një orë.
Vonesat më të gjata se një orë do t’u japin të drejtë udhëtarëve në 25 për qind të tarifës.
Nëse vonesa është më e gjatë se dy orë, udhëtarët do të kenë të drejtën e 50 për qind të tarifës.
Sipas Watson, rimbursimet do të zbatohen vetëm për tarifat pesë franga dhe më lart – d.m.th. udhëtarët mund të kërkojnë kompensimin vetëm nëse shuma e kompensimit është mbi pesë franga.
Të gjithë pasagjerët do të kompensohen, përfshirë ata që kanë blerë bileta për udhëtimin dhe ata që janë duke udhëtuar, por që kanë bileta mujore ose vjetore.
Mund të kërkohet një maksimum prej dhjetë për qind e vlerës së pajtimit/abonimit (në vit ose në muaj).
Rregulli zbatohet në të gjithë transportin publik në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










