Lajme
Ejani në Shkollën Shqipe në Rapperswil – Jona!
Të nderuar prindër, mësimi në Shkollën Shqipe në Rapperswil – Jona vazhdon.
Vazhdon me qëllim që të përfshijë sa më shumë nxënës në bankat shkollore, me qëllim që edhe fëmijët shqiptare ta mësojnë gjuhën amtare.
A ka gëzim më të madh që fëmijët shqiptarë ta ruajnë dhe ta mësojnë gjuhën e nënës. Duke mos ju rrëfyer për rëndësinë e gjuhës amtare sepse rëndësia e saj dihet, ju bëjmë thirrje që edhe fëmijët tuaj t`iu bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre dhe ta mësojnë gjuhën shqipe.
Mësimin në këtë klasë e zhvillon mësuesja Shkurte Kamberi.
Ejani fëmijë të dashur, shqip të mësoni sepse kështu do të nderoni veten, familjen tuaj dhe kombin. Ju ftojnë Lavdrimi, Arianita, Loriku, Redoni, Dionisi, Fjona, Lejla dhe Lioni, të cilët së bashku me mësuesen e tyre Shkurte Kamberi shpresojnë që do të kenë më shumë shokë
dhe shoqe në klasë. Prandaj, ju njoftojmë se mësimi në gjuhën shqipe në Rapperswil – Jona zhvillohet çdo të premte, në shkollën Schulhaus Hanfländer, Attenhoferstrasse 13, 8640
Rapperswil-Jona, edhe atë nga ora 16:00-18:00
Për çdo paqartësi mund të shkruani apo telefonin në adresën:
Dr. Vaxhid Sejdiu, tel. 076 321 26 94 , e-mail: [email protected]
Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë Linja e trenit midis Brig në kantonin Valais dhe Domodossola në Itali u ndërpre të hënën...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës