Lajme
Presidenti gjerman: Stafi të punojë nga shtëpia ‘kur është e mundur’
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, bëri një thirrje të premten që më shumë punëdhënës të lejojnë njerëzit të punojnë nga shtëpia, përderisa vendi lufton me nivele të larta infeksioni Covid-19.
Steinmeier lëshoi thirrjen e përbashkët në Berlin me përfaqësuesit e sindikatës dhe federatës së punëdhënësve. Ai u bëri thirrje firmave të lejojnë stafin të punojë nga shtëpia “kur është e mundur”. “Kjo është më e nevojshme se kurrë”, tha Steinmeier. Duke iu drejtuar punonjësve, Steinmeier tha: “Nëse keni mundësi dhe nuk e keni bërë akoma, punoni nga shtëpia. Mos shkoni në zyrë nëse nuk keni nevojë absolutisht”.
“Ne gjithashtu duhet të zvogëlojmë kontaktet, kur është e mundur, në vendin e punës, veçanërisht këto ditë”, shtoi ai.
Autoritetet janë të shqetësuar për numrin e njerëzve që përdorin transportin publik, i cili mund të ndihmojë në nxitjen e përhapjes së Covid-19. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të mëdha mbi variantet e virusit.
Presidenti i Konfederatës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë (BDA), Rainer Dulger, tha se kompanitë dhe sindikatat kanë trajtuar deri më tani situatën pandemike me përgjegjësi, por që “më shumë mund të bëhet”.
Zbatimi i planeve të higjienës dhe rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë kishin rezultuar që vendi i punës të ishte “një vend relativisht i sigurt”. “Sidoqoftë, ne tani duhet të kufizojmë më tej kontaktet dhe të ulim lëvizjen”, tha ai.
“Puna në shtëpi kontribuon në këtë”, shtoi tutje Dulger, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla