Lajme
Mërgimtarët nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, votuesit më të shumtë nga diaspora
Votuesit nga diaspora kanë shënuar rritje përgjatë viteve, me theks të veçantë nga viti 2010, kur edhe janë mbajtur zgjedhjet e para të Kosovës si shtet. Numri i votuesve mërgimtarë është rritur dukshëm përgjatë nëntë vjetëve, përkatësisht në vitin 2019, shkruan albinfo.ch.
Referuar të dhënava nga KQZ, nga procesi i kaluar zgjedhor, 2019, më së shumti aplikacione të aprovuara janë shënuar nga votuesit e Gjermanisë, me 11.449 vota, vendi i dytë sa u përket votuesve ishte Zvicra me 9.842 vota, nga Serbia ishin 4.337, nga Austria ishin 1.387 vota, Italia 1.137, Franca 1.091, Shtetet e Bashkuara 1020 dhe Suedia me 1007 vota.
Nga ana tjetër, sa u përket të dhënave të vitit 2019, aplikacionet me numër më të madh të refuzimeve kanë qenë nga Gjermania me 1 766 vota të refuzuara, Zvicra kishte 1 313 vota të refuzuara, Serbia më 770, Suedia 201, Franca 152 dhe Shtetet e Bashkuara 141, shkruan tutje albinfo.ch.
Kujtojmë se në vitin 2019 numri i fletëvotimeve të dërguara përmes postës ishte dyfish më i ulët se ai i aplikacioneve të dërguara. Nga 40 mijë e 313 aplikacione në total, vetëm 20 mijë e 200 fletëvotime u dërguan përmes postës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme













