Shqipëria
Shqipëri, vaksinat e radhës “Pfizer”, më 15 shkurt
“Vaksinat e radhës nga kompania Pfizer do të vijnë më 15 shkurt”, sipas ministrës së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës së Komitetit të Ekspertëve lidhur më procesin e vaksinimit, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontrantimi qoftë me Pfizer, qoftë me Covax, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptare, ku përshihen ato kategori të riskut të përcaktuar nga ekspertët tanë të vaksinimit”, u shpreh ajo më tej.
Ndërkohë, Manastirliu publikoi edhe masat e reja për situatën e COVID.
Ministrja komunikoi se nga data 11 shkurt e deri më 25 shkurt do të kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 si dhe në këtë fashë orari do të kufizohet edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.
Mësimi do të vijojë online në shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.
Sakaq, do të zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe














