Shqipëria
Mbi 46% e shqiptarëve nuk besojnë te vaksina anti-Covid
Ani pse Shqipëria ende nuk ka marrë një numër të konsiderueshëm të vaksinave kundër COVID-19, rreth 46% e qytetarëve të pyetur në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB thonë se nuk do ta bënin një vaksinë të tillë, përcjell albinfo.ch.
Referuar sondazhit, 32.5% thonë se do të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, kurse 19.9% thonë se do të prisnin disa muaj për të parë nëse ajo ka efekte anësore dhe më pas do të merrnin injektimin.
Ndërkohë, 9.1% e qytetarëve thonë se me shumë gjasa nuk do ta bëjnë vaksinën dhe 37.3% thonë se përfundimit nuk do ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19.
Ndonëse për çështjen e vaksinës qytetarët janë të ndarë, shumica beson se pandemia do të zgjasë të paktën dhe 1 vit.
Vetëm 6.6% e qytetarëve të pyetur besojnë se pandemia do të marrë fund në 3 muajt e ardhshëm, ndërsa 20.6% besojnë se pandemisë do t’i vijë fundi brenda 6 muajve.
Shumica e të pyeturve, 36% thonë se e presin fundin e pandemisë në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa 21.95 presin që një gjë e tillë të ndodhur në 2 apo tre vjetët e ardhshme dhe 10.6% thonë se kjo mund të kërkojë edhe më shumë kohë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe














