Maqedonia
9 persona kapen me teste PCR të rrejshme në aeroportin e Shkupit
Në një prononcim të fundit, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër nëntë personave të cilët në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup kanë treguar vërtetime të rrejshme për teste PCR negativ për COVID-19, të cilat gjoja janë nxjerrë në laboratorët në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Prej tyre, gjashtë personat janë shtetas të Maqedonisë, dy shtetas të Zvicrës dhe një shtetase e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Të gjithë janë të akuzuar se në ngjarje të ndara penale juridike kanë kryer vepër penale – falsifikim të dokumentit nga neni 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Shtetasve të huaj, në bazë të pranimin të fajit, Gjykata Penale Shkup veç u ka shqiptuar dënim, me të cilin i ka shpallur fajtorë dhe u ka shqiptuar gjykim me kusht – dënim me burg prej një vite, i cili nuk do të kryhet nëse i akuzuari në afat prej tre vjetësh nga hyrja në fuqi e gjykimit nuk kryen vepër të re penale. Po ashtu, u është shqiptuar dënim dëbim i një të huaji nga vendi në kohëzgjatje prej pesë vjetësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Rritje e trafikut ajror në Cyrih: më shumë fluturime në prill 2026 Sipas të dhënave më të fundit janë regjistruar 23,307 ulje dhe ngritje avionësh, që përfaqëson një... -
Ndërrimi i banesës në Zvicër mund të rrisë qiranë deri në 50% -
Alarm në Zvicër: 2/3 e perimeve në supermarkete përmbajnë substanca toksike -
Valisi ndalon posterin kundër emigracionit – “mund të ngatërrojë shoferët” -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës














