Tematike
Ka marrë pa të drejtë kredi Covidi, prokurori kërkon dëbimin e kosovarit
Prokuroria kërkon burgim të pakushtëzuar (efektiv) ose pjesërisht të kushtëzuar, prej 20 muajsh dhe dëbim për 5 vjet nga Zvicra
Kredia për Covid-19 që e kishte marrë pa të drejtë një kosovar 35 vjeçar nga Lucerni mund t`i kushtojë shumë atij. Për faktin se ai ka aplikuar në mënyrë jo të duhur duhet të përgjigjet të martën përpara gjykatës penale të Lucernit. Ai përballet me burgim dhe dëbim nga vendi, shkruan SDA.
Zyra e prokurorit publik akuzon kosovarin për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe për faktin se ka bërë në mënyrë të përsëritur menaxhim mashtrues të biznesit me qëllim për të fituar, transmeton albinfo.ch. Prokuroria pra kërkon burgim të pakushtëzuar (efektiv) ose pjesërisht të kushtëzuar, prej 20 muajsh.
Kosovari, menaxher i një ndërmarrje ndërtimi kishte aplikuar për një kredi pa interes të Covid-19 në shumën prej 110,000 frangash, në marsin e vitit të kaluar. Kompania e tij ishte dëmtuar shumë seriozisht si pasojë e pandemisë, kishte pretenduar ai.
Por në fakt, jo vetëm që i ishte rritur qarkullimi në muajt në vijim, por edhe numri i të punësuarve kishte mbetur konstant dhe kompania nuk pati nevojë fare të regjistrohej për punë me kohë të shkurtër.
Me pak fjalë: I akuzuari e kishte pasur të qartë se atij në të vërtetë nuk i takonte e drejta për huanë në fjalë, argumenton prokuroria.
Mashtrimi
Ai ka kryer mashtrim sepse kishte menduar se informacioni i tij i rremë nuk do të kontrollohej, përcjell albinfo.ch. Nga shuma e kredisë që kishte marrë, ai i kishte dhënë babit të tij një hua prej 15,000 frangash.
Prokuroria, përveç dënimit të përmendur me burg ka kërkuar dëbim prej pesë vjetësh nga Zvicra. Përndryshe atij duhet t`i ndalohetveprimtaria e tij e tashme për po kaq kohë (5 vjet).
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












