Maqedonia
Proces më i ngadalshëm i regjistrimit të diasporës së Maqedonisë së Veriut
Numri i përgjithshëm i të vetëregjistruarve në diasporë ka arritur në 188.017
Pas vendimit për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë rezidente për në shtator, dukshëm ka filluar të ulet interesimi i regjistrimit të diasporës.
Vlen të theksohet se gjatë muajit mars të këtij viti, për çdo ditë regjistroheshin mijëra mërgimtarë, nga fillimi i këtij muaji çdo ditë në diasporë vetëregjistrohen vetëm disa qindra persona në ditë. Nga 1 deri në 20 prill janë regjistruar vetëm 11.129 mërgimtarë.
Numri i përgjithshëm i të vetëregjistruarve në diasporë ka arritur në 188.017. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, në programin 200 në Alsat tha se procesi rrjedh më ngadalë, por se vetëregjistrimi vazhdon pa probleme.
Pavarësisht kësaj, ky proces vazhdon, po është fakt se ritmi pak është ngadalësuar… Ajo që është e mundur dhe që është reale ta presim, se disa njerëz që kanë qëlluar në këtë periudhë jashtë vendit, por nuk kanë për qëllim që të mbesin atje, ndërsa janë vetë regjistruar duke menduar se do të regjistrohen dy herë, edhe kur do të kthehen në vend, ata do të jenë pjesë e regjistrimit të rregullt, e do të pastrohen nga vetëregjistrimi. Nuk besoj se do të jenë numër i madh i atyre personave, por do të jenë të regjistruar këtu në vend”, tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikave.
Gjithashtu, Simovski tha se edhe më tej numri më i madh i atyre që vetëregjistrohen në diasporë janë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia, ndërsa më i ulët në SHBA, Kanada dhe Australi. Kreu i Entit Shtetëror të Statistikave shprehet i bindur se regjistrimi do të realizohet, pasi tani të gjitha partitë më të mëdha politike në vend e kanë pranuar regjistrimin dhe metodologjinë për zbatimin e tij.
Pas kundërshtimeve të VMRO-DPMNE-së që regjistrimi i popullsisë rezidente të zhvillohet në prill, u vendos që procesi të realizohet nga 5 deri më 30 shtator. Ndërsa deri atëherë mërgimtarët mund të vazhdojnë të vetëregjistrohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Fitimet e Bankës Kombëtare të Zvicrës kthehen në nivel rekord Përveç një fitimi prej 52.4 miliardë CHF në valutë të huaj, SNB bëri një fitim prej...
-
Komisioni zviceran kërkon që azilkërkuesit të deportohen në një vend të tretë
-
Mungesa e psikoterapistëve i lë fëmijët zviceranë në krizë
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?