Lajme
Bashkimi Evropian padit AstraZeneca-n
Bashkimi Evropian padit AstraZeneca-n, vonoi vaksina
Komisioni Evropian ka bërë me dije se ka paditur AstraZeneca-n për mosrespektimin e kontratës së saj në lidhje me furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për mospasjen e një plani “të besueshëm” për të siguruar dërgesat në kohë.
“Ne duam të sigurohemi që ka një shpërndarje të shpejtë të një numri të mjaftueshëm të dozave, të cilat janë premtuar në bazë të kontratës”, tha përfaqësuesi i KE-së.
Në përgjigje, AstraZeneca theksoi se veprimi ligjor i BE-së ishte i padrejtë dhe u zotua të mbrohej në gjykatë.
Sipas kontratës së AstraZeneca me BE-në, kompania ishte zotuar të bënte “përpjekjet e saj më të mira” për të dhënë 180 milionë doza vaksinash në bllok në tremujorin e dytë të këtij viti, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Por AstraZeneca, në një deklaratë, u shpreh se do të synonte të jepte vetëm një të tretën e kësaj shume deri në fund të qershorit – dhe rreth 70 milionë në tremujorin e dytë.
Kontrata midis AstraZeneca-s dhe BE-së u nënshkrua nga Komisioni Evropian në emër të vendeve anëtare të bllokut gushtin e kaluar.
Çështja ligjore do të zgjidhet nga gjykatat belge.
Shefi i AstraZeneca, Pascal Soriot, ka argumentuar më parë se kontrata e kompanisë së tij me BE-në e lidh atë vetëm me një klauzolë.
Por Komisioni Evropian thotë se pjesa tjetër e kontratës tregon përgjegjësi më të madhe ligjore se kaq.
Diplomatët dhe politikanët e BE-së kanë theksuar se kompania ka dorëzuar kryesisht doza të premtuara ish-vendit anëtar të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, ku ka selinë AstraZeneca.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut Mesfushori me prejardhje nga Kosova rikthehet pas huazimit te Heidenheim dhe do të jetë nën urdhrat... -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë!
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














