Lajme
Vendi turistik ku mund të paguani me kriptovaluta
Një ishull në Karaibe mund të bëhet vendi i parë në botë që përdor Bitcoinin në vend të parave.
Pronarë të shtëpive luksoze në Bequia do të mund të përdorin kriptovalutën digjitale për të bërë blerjet e tyre ditore apo një kafe, kanë bërë të ditur zhvilluesit.
Një pjesë e vogël e dyqaneve nëpër të gjithë botën tashmë e kanë pranuar Bitcoinin si formë pagese, ndërkohë që një pjesë e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar janë shitur duke e përdorur këtë kriptovalutë.
Mirëpo planifikuesit thonë se zhvillimi i tyre më i fundit do të jetë në ishullin Bequia, i cili do të jetë “komuniteti i parë në botë që do të përdorë vetëm Bitcoinin”.
Parashihet që qysh në fillim të shiten rreth 39 vila luksoze duke përdorur kritovalutën bitcoin. Po ashtu, bitcoini do të përdoret si pagesë për produktet esenciale ditore.
Sipas zhvilluesve, përdorimi i bitcoinit po rritet më shumë për shkak të nevojës sesa për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, raporton Euro News.
“Adoptimi i kriptovalutës është larg të qenit një dredhi”, ka thënë Storm Gonsalves, manjati i pronës në Bequia.
Vlerësohet se rreth 20.000 dyqane në mbarë botën pranojnë Bitcoinin ashtu sikur edhe shumë shitës online me pakicë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











