Lajme
BE: Ka ardhur koha të ringjallim turizmin
Në afrim të pushimeve verore, Komisioni Europian propozoi sot të lejojë hyrjen në BE për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinave anti-COVID-19 të autorizuara në nivelin Europian, sipas një deklarate.
Komisioni u propozon shteteve anëtare të lehtësojnë kufizimet aktuale mbi udhëtimet jo-thelbësore, të tilla si turizmi në BE, duke marrë parasysh progresin e fushatave të vaksinimit dhe zhvillimet në situatën epidemiologjike në të gjithë botën, raporton Afp,, përcjell Albinfo.ch.
“Komisioni u propozon shteteve anëtare të lejojnë hyrjen në BE për arsye jo thelbësore, jo vetëm për personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar në BE”, thuhet në tekst.
“Ka ardhur koha koha të rinisim industrinë e turizmit dhe të rifillojmë miqësinë kufitare në mënyrë të sigurt. Ne propozojmë të mirëpresim përsëri vizitorë të vaksinuar dhe ata nga vendet me një gjendje të mirë shëndetësore. Por nëse shfaqen ndryshime, ne duhet të veprojmë shpejt. Ne propozojmë një mekanizëm të frenimit të urgjencës së BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në Twitter
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













