Kosova
Sinani: Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog
Udhëheqësja e re Preshevës zgjedhjen e saj në krye të kësaj komune e sheh si historike, pasi që sipas saj me këtë fitore ka humbë ndikimi i Beogradit përmes Listës Serbe dhe përmes Shqiprim Arifit në Preshevë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila u zgjodh në krye të kësaj komune pas një marrëveshje mes katër subjekteve politike atje ka thënë se qytetarët e kësaj komune kanë vendosur që opozita e dikurshme të jetë një qeveri e re dhe ish pushteti të jetë opozitë.
“Nga marrëveshja politike me katër partitë politike ne kemi siguruar 22 vota, ndërsa nëse e përkthejmë në vota i bie mbi 11 mijë vota. Qytetarët e Preshevës do të jenë të barabartë, do të jemi në shërbim të tyre, ata prioritet kanë ujin e pijshëm, menaxhimin e mbeturinave, po ashtu bujqësia e blegtoria do të kenë prioritet së bashku me bizneset e vogla dhe të mesme”.
Sinani si sfidë të qytetarëve të Preshevës e sheh edhe qasjen që sipas saj ka Beogradi ndaj shqiptarëve të cilët po përballen me një shpërngulje masive si dhe me probleme socio-ekonomike.
“Por, ne partneret e koalicionit në Preshevë por edhe në Medvegjë e Bujanoc duhet t’i bashkërendojmë qëndrimet karshi Beogradit zyrtar në mënyrë që t’i parashtrojmë kërkesat tona elementare”, ka thënë Sinani, njofton KlanKosova, përcjell Albinfo.ch.
Udhëheqësja e re Preshevës zgjedhjen e saj në krye të kësaj komune e sheh si historike, pasi që sipas saj me këtë fitore ka humbë ndikimi i Beogradit përmes Listës Serbe dhe përmes Shqiprim Arifit në Preshevë.
Ajo, gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim mes përfaqësuesve të Preshevës me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Tiranës për çështjen e dialogut duke thënë se është domosdoshmëri e kohës që çështja e Preshevës të diskutohet në tavolinën e bisedimeve.
“Bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Preshevës me ata të Prishtinës dhe Tiranës duhet të jenë të koordinuara dhe të harmonizuar për të çuar procese përpara e sidomos në këtë fazë delikate me të cilën po përballemi në shqiptarët e Preshevës dhe në fazën finale të dialogut e cila është jetike dhe domosdoshmëri e kohës që çështja e Preshevës të diskutohet në tavolinën e bisedimeve”.
Ndërsa, për urimet e politikanëve shqiptarë për zgjedhjen e saj në krye të Komunës së Preshevës thotë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, nuk e kanë uruar por që një gjë të tillë e kanë bërë bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë.
“Zoti Rama dhe Zoti Kurti akoma nuk më kanë uruar, por bashkëpunëtorët e tyre të afër e kanë bërë një gjë të tillë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish












