Lajme
Franca do të nderojë punëtorët shëndetësorë viktima nga Covid-19 me një status të veçantë
Franca do t’u bëjë një nder të veçantë punëtorëve shëndetësorë, të cilët vdesin nga Covid-19 ndërsa luftojnë pandeminë, tha të premten presidenti Emmanuel Macron.
Ai tha se një status i quajtur “vdiq në shërbim të Republikës” do të krijohej për të nderuar punonjësit publikë që humbin jetën “në rrethana të jashtëzakonshme”.
Një status i ngjashëm “vdiq në shërbim të kombit” tashmë ekziston për policinë dhe ushtrinë, ndërsa “vdiq për Francën” është rezervuar për ushtarët dhe civilët e vrarë në betejë.
“Unë dua që ne t’u japim mirënjohjen tonë me një themel të fortë ligjor”, tha Macron në një postim video në Twitter.
Statusi i ri do të lejojë që fëmijët e të ndjerëve të fitojnë të drejtën për të marrë mbështetje materiale dhe morale nga qeveria, tha ai.
Statusi aktual i rezervuar për ushtrinë dhe policinë u jep të drejtë fëmijëve që ata lënë pas për ndihmë financiare për arsimim dhe trajnim në punë, përfshirë shkollimin dhe bursat falas.
Statusi i ri u drejtohej atyre që “në mes të pandemisë kujdesen për jetën e të tjerëve”, tha Macron, duke e quajtur statusin e ri “një akt drejtësie dhe vëllazërie”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve










