Kosova
KQZ-ja mblidhet sot për zgjedhjet lokale të Kosovës
Më 17 tetor qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohen sërish kutive të votimit. Kësaj radhe për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se ky institucion ka dërguar në Qeveri një kërkesë për buxhet shtesë në shumën e rreth 3.9 milionë eurove, meqenëse një shumë e caktuar e buxhetit për zgjedhjet lokale ishte shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në një deklaratë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion të enjten do të mbajë mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, ku pritet të merren disa vendime për përgatitjen e këtij procesi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje gjatë ditës dhe se njëra nga pikat e rendit të ditës është miratimi i planit operacional. Në këtë plan do të listohen të gjitha aktivitetet për organizimin e këtyre zgjedhjeve si dhe kohën se kur duhet të kryhen ato”.
“Pra, në këtë plan operacional do të përcaktohen saktë se kur subjektet politike duhet të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe për të dorëzuar emrat e kandidatëve; aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit dhe periudha e votimit përmes postës; akreditmin e vëzhguesve; dhe dhjetëra afate të tjera”, tha Elezi.
Ai bëri të ditur se ky institucion nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë arsye kanë kërkuar buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës.
“KQZ-ja e ka dërguar në Qeverinë e Kosovës kërkesën për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale. Kjo kërkesë vjen pasi një shumë e caktuar e buxhetit për zgjedhjet lokale është shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat ishin të paplanifikuara për këtë vit. Kërkesa buxhetore e KQZ-së për buxhet shtesë është në shumën e rreth 3.9 milionë eurove”.
Po sipas Elezit, në tërësi buxheti i planifikuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën e 8.1 milionë eurove.
“Koston përfundimtare të një procesi zgjedhor ne mund ta dimë vetëm pasi të përmbyllen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me atë proces, ndërsa aktualisht mund të flasim vetëm duke u mbështetur në planifikim. Buxheti i planifikuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën 8 milionë e 114 mijë e 293 euro”.
“Në këtë buxhet është planifikuar edhe organizimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Kjo është arsyeja kryesore përse zgjedhjet lokale kanë një kosto më të lartë sesa zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Elezi.
Zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur më 22 tetor të vitit 2017.
Aktualisht, institucioni që merret me organizimin e zgjedhjeve nuk e ka përbërjen e plotë. Presidentja ka emëruar vetëm 9 nga 11 anëtarët e KQZ-së. Vjosa Osmani, para shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale, ka shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, dhe ka emëruar kryetarin e ri, Kreshnik Radoniqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Valais ndan 10 milionë franga për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana dhe familjet e tyre Këshilli i Shtetit i Kantonit Valais ka vendosur të ndajë 10 milionë franga zvicerane për fondacionin... -
Pesticide janë gjetur në 63% të ushqimit zviceran -
Këshilli i Kantonit të Lucernës liberalizon orarin e hapjes së dyqaneve -
Posta ka shpërndarë më shumë pako dhe më pak letra në vitin 2025 -
Kërkesat për azil në Zvicër pritet të bien edhe në vitin 2026













