Sport
Çfarë konsumon Ronaldo për të qëndruar në formë – recetën e zbulon bashkëlojtari i tij
Cristiano Ronaldo ha të njëjtën racion çdo ditë për të mbetur në formë, sipas një bashkëlojtarit të skuadrës te Juventusi.
Superylli portugez është në formë të pabesueshme dhe është ende një nga atletët më të mirë në botë në moshën 36-vjeçare.
Ai është shumë i përpikët për atë që ha dhe si e ruan fizikun e tij.
I riu i Zonjës së Vjetër, Daouda Peeters, ka dhënë një rrëfim se si Ronaldo qëndron në krye të formës së tij – dhe kjo përfshin shumë mish pule.
Kur u pyet për ‘CR7’ dhe dietën e tij, Peeters tha për AS : “Gjithmonë e njëjta gjë. Brokoli, mishi i pulës dhe orizi. Me litra ujë, dhe pa Coca-Cola , natyrisht”.
“Cristiano dëshiron të fitojë gjithmonë dhe kudo. Unë shkova në palestër për një kohë dhe, natyrisht, Cristiano ishte gjithashtu atje”.
“Më bëri përshtypje. Cristiano ka trupin e përsosur për një futbollist. Dhe megjithëse jam gjithashtu mjaft muskuloz, atë ditë mendova; ka ende punë për të bërë. Por hej, ai e bën atë për kaq shumë vjet”, ka shtuar më tej Peeters.
Ronaldo ha deri në gjashtë racione në ditë dhe shmang të gjitha pijet e gazuara, si dhe alkoolin.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane













