Futboll
Shaqiri dhe Xhaka pritet të luajnë nga minuta e parë për Zvicrën
Francë – Zvicër, ja formacionet e mundshme
Sot, Franca dhe Zvicra do të përballen mes vete në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian, Euro 2020, transmeton albinfo.ch.
Do të jetë një sfidë shumë interesante e dy Kombëtareve fqinje, të cilat synojnë të shkojnë në çerekfinale.
Theksohet se njëra sonte do të përshëndetet me këtë Evropian, derisa na pret një sfidë jashtëzakonisht interesante në Nationala Arena në Bukuresht me fillim nga ora 21:00.
Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pritet të jenë në fushë nga minuta e parë, derisa rastin për inkuadrim e pret edhe shqiptari tjetër te Zvicra, Admir Mehmedi.
Didier Deschamps ka mungesa të mëdha, si Ousmane Dembele e Lucas Digne, derisa në dyshim janë edhe lojtarët si Thomas Lemar, Marcus Thuram e Lucas Hernandez.
Formacionet e mundshme:
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović
Franca: Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Pogba, Kanté, Griezmann, Rabiot; Mbappé, Benzema
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















