Kosova
Valentina, e rritur në Zvicër, shkruan: “Kosovë, na mungon”
Valentina Kastrati, 28 vjeçe shkruan në gazetën Workzeitung për pushimet verore në Kosovë dhe koronën, e cila e ka penguar shkuarjen më të shpeshtë atje
Gazeta Workzeitung e sindikatës Unia ka publikuar shkrimet e disa prej punonjëseve me prejardhje të huaj të kësaj sindikate lidhur me pushimet në vendet e tyre të prejardhjes. Ja çfarë shkruan Valentina Kastrati 28 vjeçe, udhëheqëse ekipi në Unia Fondin e Papunësisë, Unia, në Zollikofen, Bernë.
“Më duhet atmosfera e Kosovës në mënyrë që të jem mirë. Atmosfera atje ndryshon shumë nga e këtushmja, është shumë më e relaksuar. Fakti që nuk mundja të udhëtoja për shkak të koronës, më ka vështirësuar jetën time të përditshme këtu., përcjell albinfo.ch. Pastaj, gjatë kësaj kohe më vdiq gjyshja, dhe në përvjetorin e parë të vdekjes së gjyshes sime tjetër unë nuk mund të isha atje për shkak të bllokimit.
Unë zakonisht udhëtoj në Kosovë tri deri në pesë herë në vit. Një pjesë e familjes time jeton atje përfshirë kushërinjtë, me të cilët kam qenë e lidhur ngushtë që nga fëmijëria. Kur mbërrijmë atje ne gjithmonë themi: ‘Kosovë, ti je si një shkretëtirë, por gjithsesi na mungon shumë’. Për mua, ajo është një pjesë e atdheut, shtëpisë.
Pak para bllokimit në mars të vitit 2020, doja të shkoja atje por fluturimi u anulua. Kur detyrimi i karantinës për Kosovën më në fund u hoq, më 5 maj 2021, unë menjëherë bëra dy telefonata: të parën burrit tim për t’i thënë se po shkoja dhe të dytën babait, për ta pyetur nëse ai do të vinte me mua.
Fatkeqësisht ai nuk mundi, kështu që dy ditë më vonë fluturova vetëm. Ishte muaji i agjërimit të Ramazanit. Kjo ishte me të vërtetë e veçantë: gjithçka ishte shumë më e qetë dhe më e ngadaltë se zakonisht. Kam qëndruar deri në Bajram. Pas gjashtë vitesh unë isha në gjendje të festoja përsëri në një mënyrë Bajramin në Kosovë, shkruan Valentina, transmeton albinfo.ch.
Në korrik do të shkojmë atje për dy javë me makinë. Do të ketë shumë njerëz në rrugë, kështu që do të na duhet të presim gjatë në pikat kufitare. Por kjo është kështu si është. Në këmbim të kësaj do të mund “të shijoj” familjen time. Atje do të festojmë 50-vjetorin e lindjes të nënës sime. Dhe mbase do të shkojmë në plazh, në Shqipëri, për disa ditë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












