Shqipëria
Zvicra ndihmon Beratin në rehabilitimin e fushës për depozitimin e mbetjeve
Bashkia e Beratit u mbështet nga një projekt zviceran për të rinovuar shesh-depozitën e mbetjeve dhe ngritjen e një njësie të re për menaxhimin e mbetjeve. Vende të reja depozitimi në Kuçovë dhe Dimal gjithashtu u inauguruan sot ndërsa vijon puna për një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve për këtë rajon
Ambasadori zviceran Adrian Maître dhe kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo inauguruan sot vendin e ri për depozitimin e mbetjeve në Berat.
“Që nga sot, mbetjet do të trajtohen siç duhet, ato nuk do të ndotin lumin dhe detin, nuk do të helmojnë tokën bujqësore dhe nuk do të dëmtojnë ajrin që thithim. Kjo ka efekt në turizëm, bujqësi, ekonomi dhe shëndetin e qytetarëve. Ajo që ka më rëndësi është se ky investim ishte bashkë-financim me bashkinë, e cila ka siguruar gjithashtu operimin dhe mirëmbajtjen për këtë shesh”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître pas vizitës.
Kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo vlerësoi kontributin nga qeveria e Zvicrës dhe theksoi prioritetin që ju dha këtij projekti nga bashkia dhe zgjidhjen që ai jep për problemin e kahershëm për trajtimin e mbetjeve urbane. Bashkia e Beratit bashkë-financoi projektin me 20% dhe ngriti një njësi special për menaxhimin e mbetjeve bazuar në rekomandimet e projektit zviceran.
Përmes projektit të Sekretariatit Zviceran të Shtetit për Çështjet Ekonomike SECO janë eliminuar rreziqet e përmbysjes nga lumi Osum ndërsa mbetjet nuk hidhen më në lumë. Projekti ka dizenjuar një plan praktik operacional për bashkinë për 5 vitet e ardhshme derisa të ndërtohet një landfill rajonal. Një studim vlerësimi nga projekti zviceran ka rekomanduar hapat drejt ngritjes së landfillit rajonal në Berat për zgjedhjen afat-gjatë.
Përveç përmirësimit në infrastrukturë, bashkia do të jetë në gjendje të mirëmbajë shesh depozitën në një formë të pastër dhe eficiente përmes njësisë special dhe planit të menaxhimit të mbetjeve…
Investimi infrastrukturor prej 1 milion Euro për rehabilitimin e shesh-depozitave në Berat, Kuçovë dhe Dimal filloi në Shtator 2020. Kjo e sjell menaxhimin e mbetjeve më pranë standardeve të BE-së dhe planeve kombëtare, dhe shërben si një zgjidhje afat-mesëm deri sa të vendoset një investim më i përhershëm për të gjithë rajonin e Beratit.
Mjedisi dhe turizmi do të kenë një efekt pozitiv si rezultat i këtij investimi të ri. Sheshi i vjetër i depozitimit në Berat shkaktonte derdhje të mbetjeve në lumin Osum, rrjedhje të gazrave në tokën bujqësore përreth dhe ndotje të ajrit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?













