Lajme
Këto janë përfitimet që sjell rrushi
Ekspertët shëndetësorë thonë se rrushi është një frutë i pasur me antioksidantë dhe ju ndihmon në funksionimin normal të zorrëve falë vetive të tij qetësuese.
Për më tepër, rrushi forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e tumorreve.
Kjo frutë përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, mbi të gjitha vitaminat A, B dhe E.
Përfitimet e rrushit
Vetitë antioksiduese të rrushit ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll nivelin e kolesterolit të dëmshëm (LDL).
Rrushi përmban fibra dhe acide yndyrore, të cilat ndihmojnë për të luftuar kapsllëkun. Në rastet e diarresë, janë të dobishme gjethet e rrushit të ziera në ujë për rreth një orë. Këshillohet të pihen dy gota në ditë.
Falë vetive antioksiduese, kjo frutë parandalon rrezikun e tumorreve si dhe pastron mëlçinë.
Sugjerohet për sëmundjet e lëkurës. Rrushi përmban vitaminën B3, e cila ka veti antibakteriale dhe antinflamatore në rastin e akneve. Vitamina B2 gjithashtu është e nevojshme për të luftuar radikalet e lira, të cilat janë përgjegjëse në plakjen qelizore.
Rrushi përmban sasi të larta kaliumi dhe pak sodë, duke ndihmuar kështu të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni apo sëmundjet e veshkave.
Rrushi është shumë i dobishëm në rastet e anemisë dhe mungesës së mineraleve, pasi ai përmban sasi të konsiderueshme hekuri.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













