Lajme
Mijëra persona në Athinë protestojnë kundër vaksinimit anti-covid
Është bërë e ditur se më shumë se 5 000 protestues kundër vaksinave, disa prej tyre që mbanin në dorë kryqe druri dhe flamuj grekë, u mblodhën në Athinë të Mërkurën për të kundërshtuar programin e vaksinimit të Greqisë, përcjell albinfo.ch.
Me pankarta “merrni vaksinat tuaja dhe ikni nga këtu!” si dhe duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit nën praninë e fortë të policisë.
“Çdo person ka të drejtë të zgjedhë. Ne po zgjedhim që qeveria të mos zgjedhë për ne,” tha Faidon Vovolis, një kardiolog.
Gjithsesi. një sondazh i fundit nga Pulse për Skai TV zbuloi se shumica e Grekëve thanë se do të bënin vaksinën dhe shumica ishin pro vaksinimit të detyrueshëm për disa segmente të popullsisë.
Rreth 41% e grekëve janë vaksinuar plotësisht. Të hënën, qeveria urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të moshuarve.
Në shtetin me mbi 11 milion banorë, më shumë se 444,700 njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 12,782 kanë vdekur.
Autoritetet regjistruan gati 3,000 infeksione të reja të Mërkurën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë













