Lajme
27 numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë
20 korriku do të shpallet ditë zie kombëtare
Mësohet se numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Belgjikë është rritur në 27, njoftuan mediat lokale belge, ndërkohë që 20 korriku do të shpallet ditë zie kombëtare. Përcjell albinfo.ch.
Në përputhje me vendimin e marrë nga qeveria belge për viktimat e përmbytjeve, më 20 korrik do të bien sirenat, flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe një minutë heshtje do të mbahet në orën 12:00.
Po ashtu theksohet se Festimet e Ditës së Pavarësisë, të cilat ishte planifikuar të mbaheshin me ngjarje të kufizuara më 21 korrik për shkak të koronavirusit (COVID-19), janë anuluar plotësisht.
Lidhur me situatën, kryeministri belg Alexander De Croo e përshkroi situatën si “përmbytje që mund të jenë katastrofa më e madhe që vendi ynë ka parë ndonjëherë”, duke përmendur 20 të vdekur dhe 19 të zhdukur.
Ndryshe, në pjesën më të madhe të rajonit lindor të vendit që u prek nga përmbytja, shirat ndaluan që nga dje.
Teksa rreziqet e përmbytjeve dhe tejmbushjeve vazhdojnë për lumenj të caktuar, komunat kanë filluar të bëjnë vlerësimet e tyre të para në zonat ku është tërhequr uji.
Rreth 120 komuna të prekura nga përmbytjet ende kanë vështirësi të arrijnë te një numër i madh njerëzish që janë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Shumica e autostradave nuk mund të hapen për trafik dhe hekurudhat pritet të hyjnë gradualisht në shërbim deri më 30 gusht.
Disponueshmëria e ujit të pijshëm mbetet një problem në shumë rajone, ndërsa vinçat dhe kamionët vazhdojnë të pastrojnë qytetet.
Shirat prekën veçanërisht rajonet Liege, Verviers, Spa, Namur dhe Limburg në lindje të vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë











