Lajme
Për 10 vjet u krijuan 180 liqene në Zvicër
një dukuri e rritjes së numrit të liqeneve në Zvicër
Zvicra njihet si një ndër shtetet me më së shumti liqene. Por një dukuri e rritjes së numrit të tyre, vjen nga shkrirja e akullnajave në Alpe, duke krijuar 180 liqene të reja akullnajore në Zvicër brenda vetëm 10 vjetëve, transmeton albinfo.ch.
Referuar raporteve, midis 2006 dhe 2016, zona e mbuluar nga uji u rrit me rreth 150.000 metra katrorë (15 hektarë) në vit, provë e dukshme e ndryshimit të klimës në Alpe, raportoi sot Instituti federal zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë Ujore (EAWAG).
Nga ana tjetër Instituti ka përpiluar, për herë të parë, një inventar të të gjitha liqeneve akullnajorë të formuara që nga fundi i të ashtuquajturës Epoka e Vogël e Akullnajave në mes të shekullit XIX.
Ndërkohë, rreth vitit 1850, akullnajat alpine arritën shtrirjen e tyre më të madhe në kohët moderne.
“Midis 1850 dhe 2016, zona e liqeneve akullnajore u rrit me mesatare prej rreth 40.000 metra katrorë (4 hektarë) në vit, me një prirje të fortë ngritëse në vitet e studimit më të fundit, 2006 deri në 2016”, tha bashkautori i studimit, Nico Moelg.
Lista përfshin gjithsej 1.200 liqene të reja, 187 prej të cilave më pas janë mbushur nga sedimentet e transportuara nga akullnajat.
Në vitin 2016, zona e të gjitha liqeneve akullnajore ekzistuese ishte rreth 620 hektarë.
Për të kryer hulumtimin e tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat që datojnë që nga mesi i shekullit XIX, si edhe fotografitë ajrore të bëra që nga mesi i shekullit XX. /atsh/
E-Diaspora
-
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut Linia ajrore zvicerane SWISS po redukton orarin e saj dimëror për shkak të vështirësive në furnizimin... -
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore
Jeta në Zvicër
-
Zakonet e lëvizjes së zviceranëve ndryshojnë për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të karburanteve, zviceranët po rishikojnë mënyrën se si udhëtojnë, sipas... -
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut -
Nestlé dhe Danone tërheqin fshehurazi formulat për foshnje të kontaminuara me cereulid -
Rënie e obezitetit tek fëmijët në Zvicër, shenja pozitive pas 20 vitesh monitorimi -
Neuchâtel refuzon kurset për përgatitjen e prindërve të ardhshëm














