Bota
Detaje nga aksidenti i autobusit me targa serbe në Gjermani
Raportohet se 19 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i rëndë
Një autobus me targa serbe është rrotulluar në autostradën mes Staakow dhe Freiwalde, në Gjermani, duke i lënë të lënduar 19 persona.
Sipas mediave gjermane, autobusi ishte duke shkuar nga Beogradi përmes Berlinit në Stokholm, kështu që kishte shumë pasagjerë ndërkombëtarë. Në bord ishin dy izraelitë, një suedez, gjashtë gjermanë, dy gjermano-turq dhe shtatë serbë. Në total në autobus ishin 19 persona mes moshës 21 deri 64 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Autobusi me 21 vende doli nga korsia rreth 50 metra pas hyrjes në autostradë. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.
Një person është i plagosur rëndë identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Ai u dërgua menjëherë në spital me helikopter të shpëtimit. Dy shoferët gjithashtu pësuan lëndime.
Raportohet se edhe dy persona tjera u dërguan në klinikë, kurse 10 persona të tjerë kishin lëndime më të lehta.
Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 mjekë të urgjencës mbërritën në vendngjarje. Përveç kësaj, ekipi i zjarrfikëseve mbërriti me 22 automjete.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët















