Lajme
Eksperimenti interesant në Alpet zvicerane për t’u mbrojtur nga rrufetë
Ideja është që retë të shkarkojnë rrufe në mënyrë të kontrolluar
Një ekip studiuesish nga Universiteti i Gjenevës ka bartur një laser të madh në majë të një mali, për të stimuluar një rrufe, përmes teknologjisë së lartë.
Ekipi drejtohet nga Jean-Pierre Wolf, një fizikant zviceran, i cili ka punuar me laser për më shumë se 20 vjet dhe ka qenë veçanërisht i magjepsur me përpjekjen për të kontrolluar motin.
Pas një viti vonesash për shkak të pandemisë, laseri është transportuar në majën e Säntis, një mal në alpet zvicerane me një lartësi prej 2.500 metra.
“Ky është një nga vendet që është goditur më shumë nga rrufetë në Evropë”, shpjegoi Wolf “Ekziston një kullë transmetimi radio atje e cila goditet 100 deri në 400 herë në vit. Pra, është një vend ideal për të bërë eksperimentet tona të provës së konceptit.”
Lazeri imiton dhe rrit skenarin natyror të rrufeve, duke gjeneruar një fushë elektrike aq të fortë saqë shqyen elektronet nga atomet e tyre drejtpërdrejt, duke vendosur ngarkesat e kundërta që janë të nevojshme për formimin e rrufesë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Ideja është që retë të shkarkojnë rrufe në mënyrë të kontrolluar.
“Kjo është arsyeja pse ne e quajmë atë një shufër rrufeje lazer”, tha Wolf, duke shtuar: “Rrezja do të kalojë krahas kullës ekzistuese të transmetimit, e cila është mbi 120 metra”.
Shkopinjtë tradicionalë të rrufesë janë në gjendje të mbrojnë vetëm një zonë të kufizuar në tokë, pavarësisht se sa të larta janë. Wolf shpreson se lazeri, megjithatë, do të ndihmojë në mbrojtjen e një zone më të madhe në tokë, megjithëse ende nuk mund të thotë se sa më të madhe.
E-Diaspora
-
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit Kosovë: Nga mbi 142 mijë kërkesa të pranuara, janë miratuar 131,800, ndërsa shumica e mërgimtarëve kanë... -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip
Jeta në Zvicër
-
Sekuestrohen prona prej 12 milionë CHF dhe një çantë me mbi një milion CHF Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Fedpol sekuestrojnë një çantë plot me para të gatshme si... -
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun













