Lajme
90 persona kërkojnë para nga BAG për “dëmtimin” që kanë pësuar nga vaksina
Të gjitha aplikimet u desh të refuzoheshin sepse aplikimet nuk plotësonin kërkesat formale," thotë zëdhënësja e BAG Emma Brossi
Në 90 raste, aplikantët në Zvicër kanë kërkuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të paguajë për dëmet, që, sipas tyre, i kanë pësuar pas vaksinimit kundër koronës.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) thotë se në lidhje me vaksinimin kundër Covid 19 deri më 28 tetor kanë marrë 90 kërkesa për dëmshpërblim, transmeton albinfo.ch. “Por të gjitha u desh të refuzoheshin sepse aplikimet nuk plotësonin kërkesat formale,” thotë zëdhënësja e BAG Emma Brossin për 20 minuten.
Sipas Ligjit për Epidemitë, viktimat mund të kërkojnë kompensim ose zhdëmtim nga Qeveria Federale për rastet kur konstatojnë se janë dëmtuar.
Shumica e 90 personave që pretendojnë se janë të dëmtuar, nga ana tjetër, donin që Qeveria Federale t’u paguante atyre shpenzimet e franshizës ose të pjesës së pagesës që ngarkon të siguruarit shëndetësor, pasi, sipas tyre këto ngarkesa u janë rritur pas vaksinimit.
Por këto kosto nuk mbulohen nga ligji. “Dëmi i vaksinimit” në kuptimin e ligjit vlen vetëm për dëmet afatgjata me pasoja të rënda shëndetësore ose ekonomike për personin e vaksinuar”, thotë ligji.
“Skuqja nuk është dëm i shkaktuar nga vaksina”
Sipas Brossin, efektet anësore të zakonshme nuk bëjnë pjesë në konceptin “dëmtim nga vaksina”. Si shembull, ajo përmend skuqjen, ënjtjen dhe ngurtësimin në vendin e injektimit, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe temperaturë të lehtë, përcjell albinfo.ch. Me pak fjalë, pasojat e zakonshme dhe joserioze në raste vaksinimi.
Në rast të dëmtimit nga vaksina, përgjegjës janë kryesisht mjeku, prodhuesi i vaksinës ose autoritetet e shtetit. Vetëm nëse aplikantët mund të provojnë se sigurimi shëndetësor që kanë dhe asnjë sigurim tjetër nuk e mbulon dëmin, merret në konsideratë përgjegjësia e Qeverisë Federale. Përveç kësaj, efektet anësore serioze duhet t’u atribuohen drejtpërdrejt vaksinimit. Sipas zëdhënëses së BAG Emma Brossin, kjo gjë nuk mundi të provohej në asnjërin nga 90 rastet.
“Dëmi duhet të dokumentohet qartë”
Barrierat për kompensimin nga niveli federal janë të larta. “Në mënyrë që Qeveria Federale të paguajë për dëmtimin nga vaksina, dëmi financiar për personin e sëmurë duhet të dokumentohet qartë”, thotë Andreas Faller, avokat për ligjin shëndetësor dhe ish-zëvendës drejtor i BAG.
Një shembull i tillë është kur personat e vetëpunësuar arrijnë të dokumentojnë se kanë qenë në shtrat me temperaturë 40 gradë për shkak të vaksinimit kundër koronës dhe nuk kanë marrë përfitimet ditore të sëmundjes për humbjen e punës.
Sipas Faller, për të pasur të drejtën e kompensimit për dëmtimet fizike, personi duhet të ketë pësuar vuajtje të theksuara nga pasojat fizike të vaksinimit për një periudhë të gjatë kohore. “Pagesa e zhdëmtimit nuk ka gjasa sepse sistemi ligjor zviceran është jashtëzakonisht i kujdesshëm në këtë pikë”.
Madje edhe në rastet e lëndimeve trupore të thjeshta (të kryera me qëllim nga tjetërkush), si p.sh. thyerja e hundës, viktima shumë rrallë merr zhdëmtim.
Prejse ka hyrë në fuqi zhdëmtimi dhe kompensimi për dëmet nga vaksinimi, Qeverisë Federale nuk i është dashur ende të paguajë asnjë frangë të vetme, transmeton albinfo.ch. Deri më sot, janë tri aplikime në pritje në lidhje me vaksinimet e tjera.
E-Diaspora
-
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor Ambasada e Kosovës në Berlin në bashkëpunim me Mendje lansojnë kampanjën për shëndetin mendor... -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shkalla e papunësisë në Zvicër: 266,000 njerëz të papunë, niveli më i lartë që nga COVID-19 Numri i të papunëve në Zvicër është rritur me 26,000 persona. Ndërsa trendi është pozitiv në... -
Qiratë në Zvicër rezultojnë më të përballueshme krahasuar me shumë qytete evropiane -
Valë e re largimesh nga puna në Zvicër -
Zvicër: Qeveria federale synon të kufizojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë













