Lajme
Tragjike, burri i mërgimtares shqiptare vret djalin 10 vjeç me thikë
Mediat italiane shkruajnë se një 44-vjeçar polak i ka marrë jetën djalit të tij 10-vjeçar, nëna e të cilit është shqiptare, e moshës 32 vjeçe, transmeton albinfo.ch.
Djali, i quajtur Mattias, është vrarë nga i ati ditën e djeshme në Itali, në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos.
Babai me inicialet M.T., roje sigurie në një spital të zonës, e vrau të miturin duke i prerë fytin me thikë kuzhine, ndërkohë që Gjykata e Viterbos kishte vendosur që 44-vjeçari të mos i afrohej banesës pas ndarjes së çiftit.
Referuar mediave italiane, shkaku i divorcit ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares.
Thuhet se fëmija u kthye në banesë pas shkolle rreth orës 13.30, i shoqëruar nga një i afërm i tij, por nuk dihet ende se si i ati i tij ka arritur të hyjë në banesë ku kreu dhe krimin.
Shqiptarja M.R., 32 vjeçe, e gjeti djalin e saj të pajetë në dysheme kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30. Burri ishte në një dhomë tjetër. Ky i fundit u arrestua nga policia. Karabinierët po dëgjojnë dëshmitarët për të rindërtuar atë që ndodhi në banesën e një pallati dykatësh. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia









