Lajme
Përmbytje në Evropë, evakuime në Francë e Spanjë
Shirat e dendur kanë pushtuar një pjesë të madhe të Francës jugperëndimore, duke sjellë vërshime të lumenjve. Me dhjetëra banorë janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre.
Erërat e ngrohta jugore që kanë shkrirë borën në malet Pirenej ditët e fundit kanë ndikuar edhe më shumë në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve, të cilat pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.
“Uji po ngrihej shumë, menduam të rrinim brenda, se nuk donim të dilnim nga shtëpia, zjarrfikësit na çuan në shtëpinë e të moshuarve, deri kur do të qëndrojmë, nuk e di”, u shpreh Maria, banore e evakuuar në një shtëpi të moshuarish.
Situata është më e keqe se në vitet 2018-2019 dhe kjo është e paimagjinueshme, shprehet një tjetër banor i evakuar.
Agjencia e motit Meteo France paralajmëron për rreziqe të larta orteku në Pirenej, të cilët ndajnë Francën nga Spanja, edhe në këto zona raportohet për përmbytje.
Përmbytjet e forta në rajonet veriore të Spanjës dhe Navarrës zhytën nën ujë dhjetëra makina dhe shtëpi. Të paktën një person humbi jetën. Për shkak të shirave të dendur, lumenjtë vijojnë të dalin nga shtrati.
“Nuk mbaj mend kaq shumë përmbytje. Unë supozoj se i gjithë uji është bashkuar, me borën dhe daljen e ujit të rezervuarëve. Është vërtet e paimagjinueshme”, tha një banor.
Lumi Arga në rajonin e Navarrës të Spanjës doli nga shtrati. Trafiku është ndërprerë dhe disa familje që banojnë buzë lumit janë evakuuar. Bashkimi i tre lumenjve, Arga, Aragón dhe lumi Ebro, po monitorohen, pasi Konfederata Hidrografike e lumit Ebro konsideron se do të arrijë kulmin maksimal gjatë ditës së diel./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër











