Bota
Qytetet që anuluan festën në shesh për festën e Vitit të Ri
Që nga 23 dhjetori, këtë po bëjnë disa nga qytetet botërore me ngjarje tradicionalisht të mëdha të Vitit të Ri
Për disa kohë u duk se ne mund të ishim në gjendje të festonim natën e Vitit të Ri në qytetet kryesore anembanë botës me diçka që i ngjante festimeve të mëdha të dikurshme.
Një tjetër rritje e Covid-19 dhe përhapja e shpejtë e variantit të ri Omicron të koronavirusit i kanë shkatërruar këto shpresa, të paktën në një pjesë të botës.
Në qytetin e Nju Jorkut, festimi i Vitit të Ri në “Times Square” do të “zvogëlohet”, me më pak argëtues dhe të gjithëve u kërkohet të mbajnë një maskë, tha zyra e kryebashkiakut Bill de Blasio.
Por disa qytete të mëdha në Evropë, ku përhapja e Omicron ka qenë befasuese, kanë njoftuar tashmë se janë plane të anulimit të rrafshët, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Qytete të tjera në mbarë botën me festime tradicionalisht ikonike ende planifikojnë të presin ngjarjet e tyre, por me masa paraprake sigurie në vend.
Që nga 23 dhjetori, këtë po bëjnë disa nga qytetet botërore me ngjarje tradicionalisht të mëdha të Vitit të Ri.
Ju tregojmë më poshtë disa nga qytetet që kanë anuluar festimet e ndërrimit të viteve: Athina, Berlini, Edinburgu, Londra, New Dehi, Paris, Romë, Bankok, Kepi Town, Dubai, Las Vegas, Rio De Janeiro, Sidnei dhe Taipei.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim Tre 15-vjeçarë pësuan helmim dhe 50 persona të tjerë u desh të evakuoheshin... -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit













