Lajme
Temperatura të larta në Zvicër, rrezikohet mundësia e skijimit
Sezoni i skijimit filloi mirë, me borë të bollshme në Alpe. Por temperaturat rekord të larta që parashikohen në male për ditët në vijim, madje edhe në lartësi të mëdha, mund t’u japin fund sporteve dimërore në të ardhmen e afërt, sipas meteorologes Sabine Balmer nga transmetuesi publik SRF, përcjell albinfo.ch.
Shirat e shumtë dhe temperaturat jashtëzakonisht të buta po shkrin borën që ra në male javët e fundit, tha ajo.
Kjo do të thotë se temperaturat edhe në një lartësi prej 2000 metrash – zakonisht nën 0 gradë në këtë kohë të vitit – do të arrijnë nga 10 deri në 12 gradë deri në Vitin e Ri.
Ky nuk është pa dyshim një lajm i mirë për njerëzit që planifikojnë të shkojnë në shpatet gjatë pushimeve ose turistët që janë tashmë në vendpushimet malore për skijim. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën















