Lajme
Task Forca: Maskat FFP2 mbrojnë 70 herë më mirë se maskat “e zakonshme”
Kjo është konstatuar në bazë të një studimi laboratorik mbi rrezikun e transmetimit të Sars-Cov-2 brenda 20 minutave
Maskat FFP2, të vendosura siç duhet, zvogëlojnë rrezikun e infektimit me koronavirus për shtatëdhjetë herë në krahasim me maskat “e zakonshme”, transmeton albinfo.ch.
Kështu shkruan Task Forca shkencore Federale e Zvicrës në raportin e fundit të situatës pandemike.
Sipas një studimi laboratorik, rreziku i transmetimit të Sars-Cov-2 brenda 20 minutave në një situatë të caktuar të ekspozimit me një maskë mjekësore të vendosur në mënyrë të saktë është 10 për qind, ndërsa me një maskë FFP2 është vetëm 0,14 për qind, thuhet në raportin epidemiologjik të situatës, të bërë nga Task Forca.
Për shkak se autorët e studimit supozojnë se probabiliteti i infeksionit në jetën e përditshme është 10 deri në 100 herë më i ulët, kjo është 0.1 deri në 1 për qind kur ke maskën mjekësore, ndërsa vetëm 0.001 deri në 0.014 përqind me maskën FFP2.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













